Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar pak më parë vdekjen e një tjetër pacienti të prekur nga koronavirus. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana të shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar, duke e çuar në 18 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.
Ndërkohë 29 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

