Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se i është bërë atentat. Kiço pretendon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e automjetit. Goma e çarë u konstatua nga vetë Kiço, ndërsa prerja e kabllove të frenave u zbulua 4 ditë në vonë.
Deri më tani nuk asnjë komunikatë nga policia lidhur mbi rastin, ndërsa kryetari i Bashkisë ka bërë publik rastin përmes një postimi në Facebook për dy vepra kriminale.
Makina ishte e parkuar jashtë shtëpisë së tij në qytetin e Sarandës, ndërsa mjeti ishte hapur pa e thyer atë.
Kiço shkruan se në raportin e policisë thuhet se autorët duket se kanë patur qëllim kriminal dhe se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.


