Qeveria ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme në lidhje me biznesin e vogël, ku ka vendosur që të shtyjë afatin e dorëzimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin në kuadër të Covid-19.
Përmes një akti normativ, firmosur nga kryeministri Rama thuhet se biznesi I vogël do të ketë kohë deri në tëtor 2020 për të shlyer detyrimet.
“Pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin kryhen pranë bankave të nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, sh.a., për llogari të administratës tatimore, për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 brenda datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020.” thuhet në aktin normativ.

