Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Shkodrën si “bombë me sahat” përsa i përket numrit të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.
Pak më parë, në këtë qytet kanë mbërritur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.
I pranishëm me ta ka qenë edhe zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili është përgjegjës për qarkun e Shkodrës pas shkarkimit të perfektit Çesk Millja.
Lamallari u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat pasi vetëm në këtë mënyrë mund të frenojmë përhapjen e Covid.
“Përtej sanksioneve që mund të vihen përtej thirrjeve është shumë e nevojshme që çdo qytetar duhet të tregojë nivelin e lartë të qytetarisë duke respektuar rregullat. Për familjarët, për njerëzit e dashur. Mbi të gjitha është përgjegjësia e qytetarëve që duhet të respektojnë masat….
Ju lutem respektoni masat nuk janë masat e policisë e ushtrisë janë masat për shëndetin tuaj.
Nëse respektohen masat edhe Shkodra do të ketë një trend ulës. Është një armik me të cilin nuk bëhet shaka. Ky është një armik që infekton dhe prek të gjithë, për disa pasojat mund të jenë fatale…”, ka thënë Lamallari.

