Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një sttausi në rrjetin social Facebook ka përmendur disa nga rastet kur firma të njohura botërore, kanë ardhur në ndihmë të shëndetësisë, ndërsa shprehet se këtu te ne kjo nuk ka ndodhur.
Postimi i plotë i Braçes:
PO BIZNESMENET E MEDHENJ KETU?
Kam dite qe arkivoj se si;
biznese te medha po modifikojne aktivitetin e tyre ne funksion te situates,
mbajne punetoret ne pune e prodhojne per shendetesine ne nevoje,
modifikojne aktivitetin e tyre ne funksion te kerkeses ne treg, madje duke punesuar edhe me shume;
familje, biznesmene te medhenj,
ta pasur dhurojne nga hisja e tyre si per rajone ne nevoje, ashtu edhe per institucione sociale
ne ndihme te njerezve ne nevoje;
Industria e modes e lidhur ngushte me ate tekstile
rrine ne linje por me produkte te reja ne ndihme te punonjesve te shendetesise dhe sigurise se punetoreve te rikthyer ne pune;
Industria e makinave e lidhur ngushte me ate mekanike rrine ne linje por duke prodhuar respiratore per spitalet e qendrat e terapise intensive!
Po ketu?
A keni degjuar gje ju?

