Presidenti Ilir Meta pritet të mbledhë pasditen e sotme Këshillim e Sigurisë Kombëtare për të dytrën herë radhazi.
Pjesë e mbledhjes do të jenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrat Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Olta Xhacka, Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu.
Mendohet se pjesë e diskutimeve do të jetë situata e vendit me COVID-19 për përballimin dhe rimëkëmbjen e vendit, çështja e riatdhesimit të shqiptarëve dhe problematikat e tyre në kufi, paketat financiare në ndihmë të bizneseve dhe frenimi i papunësisë, si të adaptohet ekonomia në këtë situatë, rendi dhe siguria në këtë situatë të vështirë.

