Pas rastit të parë që u konfirmua në Kukës dy ditë më parë, sot mësohet se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe 3 persona të tjerë nga personeli shëndetësor.
Mësohet se kanë dalë pozitiv ndaj viruesit edhe 3 infermierë, duke e cuar kështu në 9 numrin e të infektuarve në personel. Përgjigjet e analizave dolen mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë.
Autoritetet në Kukës deklaruan se testet do vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.
Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar.

