Në 24 orët e fundit janë regjistruar plot 2600 viktima, shifër kjo që nuk është arritur kurrë më parë në SHBA.
Total numri i viktimave ka arritur në 28 554, ku tashmë SHBA renditet e para në botë për viktimat dhe të infektuarit nga COVID-19.
Gjithashtu, është konfirmuar edhe një numër shumë i madh i të infektuarve, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë për koronavirus 30172 persona, duke e çuar në 644.348 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

