Mjeku Pëllumb Pipero, deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” se ditën e hënë do të nisë kryerja e analizës serologjike, e cila tregon nivelin e antitrupave COVID në gjakun e personave.
“Sapo më erdhi një njoftim që të hënën fillon analiza serologjike me personelin e QSUT dhe besoj edhe me personelin e COVID 2, për të parë ekspozimin dhe nivelin e mbrojtjes dhe për të ditur më shumë rreth situtës qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë që duhet përshëndetur”, tha Pipero duke deklaruar që ky është një vendim I Ministrisë së Shëndetësisë. Besoj se në një javë analiza mund të merren të dhëna të rëndësishme opër të marr vendime se si do të vazjdojë më pas”, u shpreh Pipero.

