TË FUNDIT

Marrin flakë 3 makina brenda në garazhd, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Korçë. Mësohet se tre automjete janë djegur në një garazhd, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Policia e Korçës bëri të ditur se një nga automjetet i përket shtetasit I.M, 51 vjeç, i cili është edhe pronari i garazhdit, ndërsa dy automjete të tjera ishin në pronësi të një personi tjetër.

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat