TË FUNDIT

“Nuk gjej dot mal tjetër ku ta peshoj dhimbjen”. Luan Rama dedikim tejet prekës për Rikard Ljarjan

Ish- deputeti i LSI, Luan Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social Facebook ka bërë një dedikim tejet prekës për Rikard Ljarjan, vjekja e të cilit tronditi gjithë artin shqiptar.

STATUSI I LUAN RAMËS

KRONIKË BARDHEZI

Në përcjellje të Rikard Ljarjes!…

Po ta marr borxh titullit e njërit prej librave që më pate dhuruar i dashur Rikard, për t’u mbështetur në ty se nuk gjej dot mal tjetër ku ta peshoj dhimbjen.

Kronikë bardhezi në zinë e bardhë të ikjes tënde, shenjtërisht të fisme e pamatshëm të dhimbshme!

Sepse ti kurrësesi nuk mund të ikje ndryshe!

Gjithë jetën tënde e jetove fisshëm, duke na dhënë Rikardin që kush nuk do të donte t’i ngjante.

Na dhe Rikardin; njeriun e virtytshëm dhe aktorin e papërsëritshëm, bashkëshortin dhe prindin gjithë dashuri, na dhe regjisorin e guximshëm e gjurmëshënjues në filmin shqiptar.

Por, në të njejtën përmasë na dhe edhe Rikardin muzikant, instrumentist të talentuar, piktor dhe shkrimtar të përjetimeve realiste, i cili bujarisht na e fali të gjithë botën e vet me aq art dhe elegancë zotnie, me aq shpirt dhe shenjtëri frymëzimi, si dëshmi e një përmase të epërme e krejt të veçantë të madhështisë tënde.

Të madhështisë tënde të fisme e të pazhurmë…

Na dhe gjithçka. Pa na kërkuar asgjë.

Ndaj sot, në ditën e përcjelljes, të falem nderit me mirënjohje për gjithçka bëre e na dhe, si pakkush!

Dhe ike mirësisht i bardhë dhe madhërisht i paqtë në këtë ditë zi dhe pikëllimë Rikard Ljarja!

Ike në amëshim…

Të ndrittë shpirti

mik, shok, vëlla!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat