TË FUNDIT

A ju ka refuzuar SHBA vizën? Lulzim Basha flet për herë të parë, zbulon si është e vërteta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes se si qëndron e vërteta e vizës në SHBA, nëse i është refuzuar apo ajo. Ai ka theksuar për ABC news se janë vetëm mashtrime të vjetra të qeverisë.

“Janë mashtrime të vjetra që i nxjerrin nga sirtari sa herë janë në hall. Janë mashtrime që nxirren nga senduku i Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e Qeverisë, nga mënyra se si ajo po sillet sot me qytetarët dhe bizneset në këtë kohë pandemie”, tha Basha.

Në këtë kuadër, Basha tha se makina e propogandës së Ramës ia ka arritur që të shpërqëndrojë vëmendjen nga problemet reale, duke sulmuar opozitën, ndërkohë që KLSH ka zbuluar se Edi Rama po paratë e shqiptarëve për kontrata lobimi që të sulmojë opozitën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat