TË FUNDIT

Tragjike në Mat, shkrumbohet banesa, humb jetën e moshuara

Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur mbrëmjen e djeshme Matin. Mësohet se një 80-vjeçare ka humbuir jetën si pasojë e flakëve në të cilën është përfshirë banesa e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15  dhe bëhet fjalë për shtetasen me inicialet B.D., 80-vjeçe e cila nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të flakëve.

Policia Mat / informacion paraprak:

Rreth orës 21.15 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe,  ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar  aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat