TË FUNDIT

4 kërkesat urgjente/ Pronarët e bizneseve fasone në Krujë shkresë zyrtare qeverisë

Fasoneritë në Krujë janë kthyer në një vatër të përhapjes së COVID-19. Ditën e sotme, pronarët e bizneseve fasone kanë bërë 4 kërkesa ndaj qeverisë nëpërmjet një shkrese zyrtare, ku kërkojnë që qeveria të marrë përsipër me fondet e saj, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të koronavirusit, masa të cilat duhet të jenë teknikisht të arritshme për ta.

“Qeveria të marri përsipër me fondet e saja, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të COVID-19, dhe këto masa duhet të jenë teknikisht të arritshme për Ne (si p.sh, pamundësia e rendimetit në punë me doreza përgjatë gjithë orarit të punës. Pamundësia e distancimit fizik, përsa kohë një Linjë Makinerie 25 metra e gjatë, sipas udhëzimeve nga ekspertët që kanë bërë montimin, nuk duhet të punojnë më pak se 45 punonjës, për të plotësuar kushtet e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe për një prodhim minimal me standarte normale, dhe të tjera të dhëna teknike të punës konkrete sipas të cdo Fabrike Fason).

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat