TË FUNDIT

COVID-19/ Pipero: Normalitetit që kemi patur s’i kthehemi dot deri në…

Doktori i njohur, Pëllumb Pipero gjatë një lidhje ‘Skype’ me emisionin “Open” deklaroi se normalitetit që kemi patur nuk mund t’i kthehemi deri në momentin që të kemi një vaksinë.

“Unë nuk shikoj se ka vend për të dramatizuar situatën. Tani normalitetit që kemi pasur nuk mund t’i rikthehemi deri në momentin që të kemi një vaksinë.

Por nuk ka vend për dramatizme. Unë besoj jam më radikal. Unë nuk jam pro këtyre maskave me ndarje xhami etj, por unë them që mjafton vetëm një maskë, kjo pasi virusi përhapet me anë të spërklave”, tha Pipero.

Aktualisht në vendin tonë janë 750 persona të infektuar, janë shënuar 30 viktima dhe 431 qytetarët kanë fituar betejën me COVID-19.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat