Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qinam të Tiranës. Mësohet se një familje ka rënë pre e grabitjes nga 3 persona ende të paidentifikuar.
Këta persona hynë në ambientet e banesës dhe kërcënuan me armë personat e familjes dhe më pas i lidhën ata për t’i grabitur para dhe sende me vlerë. Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Momentalisht, në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen dhe po merren në pyetje nga policia.

