Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak më parë në Facebook një video nga Kolonja ku ngre alarmin për një betejë të vështirë me një armik të dukshëm.
Postimi i plotë:
Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.
Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë. 🌲🇦🇱
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2907508119335296/

