TË FUNDIT

21-vjeçari ra nga lartësia dhe humbi jetën, Policia nxjerr njoftimin, ja ç’po dyshon

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje tejet tragjike ndodhi në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru ku një 21-vjeçar ra nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se personi vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat