Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka publikuar në rrjetin social Facebook disa momente nga puna e përditshme e punonjëses në QSUT, Rovena Rushiti, për të cilën thotë se është e përkushtuar dhe e palodhur. Ndër të tjera, shefja e Infektivit thekson se pamja e Rovenës tregon se lufta ndaj koronavirusit vazhdon dhe vëmendja nuk duhet ulur.
“Rovena, e përkushtuar, e saktë, e palodhur. Mirënjohje për ty Rovena Rushiti! Pamja e Rovenës ju tregon që lufta ndaj Covid-19 vazhdon dhe vëmendja nuk duhet ulur” shkruan ajo.


