Një ekip kërkuesish kinezë, ka testuar 38 pacientë meshjkuj të trajtuar atje në kulmin e pandemisë në vend, në janar dhe shkurt.
Rreth 16 përqind e tyre kishte prova të koronavirusit në spermën e tyre, raportoi ekipi.
Rreth një e katërta e tyre ishin në fazë akute të infektimit dhe rreth 9 përqind po shëroheshin.
Koronavirusi i ri mund të rezistojë në spermën e meshkujve edhe pasi ata kanë filluar të shërohen dhe ky është një zbulim që ngre mundësinë se virusi mund të transmetohet edhe seksualisht.

