“Shqipëria është mirën johëse për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Bashkimi Evropian”. Kështu ka deklaruar në një status në rrjetin social kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me rastin e Ditës së Europës.
Postimi i plotë
Sot është Dita e Europës🇦🇱❤️🇪🇺
Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare i kanë dhënë vendit tonë në përmbushje të reformave të ndërmarra për konsolidimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Kjo ditëlindje e Bashkimit Europian e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, një qëllim strategjik kombëtar i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të bashkëpunimit reciprok, të transparencës, të gjithëpërfshirjes dhe të ekonomisë funksionale të tregut, të cilat përbëjnë vlerat e përbashkëta mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.
Procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë.

