TË FUNDIT

Thirrja e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore, mblidhet Këshilli Politik, pritet që…

Pas thirrjes së ndërkombëtarëve ndaj palëve politike, do të mblidhet sot në orën 10:00 Këshilli Politik i reformës zgjedhore.

Takimi i sotëm pritet që të caktojë axhendën e re të punës së Këshillit Politik.

Pjesë e tij, do të jenë përfaqësuesi Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nga parlamenti dhe Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili LSI nga opozita jashtë parlamentit.

Deri më tani, palët duket se kanë gjetur dakordësinë për çështjet që kanë më pak prioritet, ndërkohë për çështjet e nxehta, si depolitizimi i administratës zgjedhore, financimi i partive, roli i Policisë në zgjedhje dhe për votimin elektronik ende nuk ka një marrëveshje.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat