Punonjësit e një fasonerie në Vlorë kanë dalë sot në protestë ku kërkojnë pagën e luftës, pasi nuk e kanë përfituar atë sepse figurojnë të pashkëputur nga sigurimet.
250 punonjësit që po protestojnë, ndonëse disa prej tyre kanë vënë maska dhe doreza, nuk kanë ruajtur distancimin social. Ata gjatë tre muajve kanë marr vetëm 1/3 e pagës, pra 10 mijë lekë si pagesë mujore, por theksojnë se kjo është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen.
Punonjës e fasonerisë kërkojnë ndërhyrjen nga ana e shtetit pasi për to është e pamundur të mbijetojnë me 10 mijë lekë.

