TË FUNDIT

Rama publikon fotot, ja si do jetë Teatri i ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook projekt-idenë për Teatrin e ri Kombëtar, i cili sipas tij, do të ketë pëlqimin e të gjithëve.

“Mirëmëngjesi me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje. Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltura e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat