Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar fashat orare të reja, ndërsa bën thirrje për më shumë kujdes.
“Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët 🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.


