Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga Myftiu i Shkodrës, ndërsa ka drejtuar dhe një mesazh të koduar drejtuar politikës.
“Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan.
Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.”, shkruan Meta.

