TË FUNDIT

Protestat për TK, Lulzim Basha lëshon deklaratën e fortë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka folur për protestat për Teatrin Kombëtar, duke shprehur mbështetjen e opozitës për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe kauzën e tyre.

“Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.

Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.

Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës”, shkruan Basha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat