TË FUNDIT

Kapet në Shkodër 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia jep detajet

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 51-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.  Ai ishte dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

“Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponjat’, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale ‘Trafik i narkotikëve’ dhe ‘Organizatë kriminale’. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë”, njoftoi policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat