Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë në lagjen nr.4. Mësohet se mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete një person.
Nga informacionet e para flitet për një person të vetëvrarë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.
aNdërkohë, pritet që policia të zbardhë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

