Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Shkodrës, ku një 67-vjeçar me inicialet S.S. i cili kishte dalë për të peshkuar është gjetur pa shenja jeta pak më parë.
Kanë qenë familjarët e tij, ata që kanë njoftuar policinë pasi 67 vjeçari nuk është kthyer në shtëpi pasi kishte dalë të peshkonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, që sollën në humbjen e jetës së 67-vjeçarit.

