Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë në Facebook një video të kalasë së Gjiroksatrës ku po punohet për të rimarrë të gjithë shkëlqimin që i takon. Në video, arkitekti për ruajtjen e trashëgimisë, Rand Eppich shprehet se roli i tyre është të mbrojnë vlerat që e bëjnë Gjirokastrën unike së bashku me formën e saj fizike, teksa ruhet dhe siguria e banorëve dhe vizitorëve.
“MIRËMËNGJES,
me këtë projekt që i kushtohet një objekti të vërtetë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe europiane, i njohur si Pronë e Trashëgimisë Botërore, i cili si plot të tjerë që kemi shpëtuar nga zhdukja e rrënimi dhe ia kemi kthyer me tërë hijeshinë e tyre solemn këtij kombi, do të rimarrë të gjithë shkëlqimin e vet falë një ndërhyrjeje të përgatitur me dashuri, profesionalizëm, pasion e përkushtim patriotik❤️🇦🇱”, thotë Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1598405743658876/

