TË FUNDIT

Tragjike/ Gjendet i vdekur 20-vjeçari në Durrës, dyshimet e para

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Durrës, ku në orën 06:30 banorë të zonës kanë konstatuar një trup të pajetë. Mësohet se bëhet fjalë për një emigrant sirian, i cili kishte ardhur në vendin tonë prej disa ditësh, dhe synonte të kalonte drejt vendeve të Europës.

Rreth trupit të tij janë konstatuar njolla gjaku, ç’ka rrit dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat