Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë zërat se koronavirusi është duke humbur fuqinë e tij.
Profesori, Alberto Zangrillo, kreu i njësisë së terapisë intensive në spitalin “San Raffaele” në Lombardi u shpreh se “koronavirusi klinikisht nuk ekziston më”.
Një sërë mjekësh reaguan për këtë deklaratë, përfshirë ekspertë të OBSH, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur këtë ide.
“Për sa i përket transmetueshmërisë nuk ka ndryshuar, mund të them të njëjtën gjë dhe për ashpërsinë”, u shpreh epidemiologjistja e OBSH, Maria Van Kerkhove.

