Ashtu sikurse ishte njoftuar, të gjithë aplikuesit për lotarinë amerikane, do të mund të njihen sot në orën 18:00 me rezultatet, nëse janë fitues ose jo.
Të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes. Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

