Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë në rrjetin social Facebook një video me anë të së cilës jep mesazhin se me punë dhe durim ia del të bësh sukses dhe të nxjerrësh fitim edhe aty ku duket e pamundur.
Statusi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
me një puthje duarsh për Arbri Gogën, emigrantin përmetar që u kthye nga Italia bashkë me nusen italiane dhe një rrënojë në qendër të zonës historike të Përmetit, e ktheu në qendrën e gravitetit të projektit tonë për Rilindjen e asaj zone të vjetër e të harruar për shumë dekada, duke treguar me këtë vepër kaq të bukur se kush do dhe di, me punë e me durim, ia del të bëjë sukses e të nxjerrë fitim edhe aty ku duket e pamundur👍
#RESPEKT
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/302811761117990/

