TË FUNDIT

“E pashë teksa i dilte shumë gjak….e gjuajta nga..”. Vrau fqinjin për një pelë, zbardhet dëshmia e autorit

Një natë më parë një ngjarje e rëndë tronditi vendin, ku 60-vjeçari Janaq Koleta ka qëlluar për vdekje bashkëfshatarin e tij Andrea Xhavara dhe shkak për këtë është bërë humbja e një pele.

Mësohet se Koleta ka deklaruar para uniformave blu se meriton që t’i kalojë vitet e mbetura në burg, duke pranuar fajin.

“Meritoj të kaloj vitet e mbetura në burg”, mësohet të ketë thënë 60-vjeçari në dëshminë e tij në Komisariat.

Ngjarja

Sherri nisi gjatë orës së pasdites së djeshme, ku agresori dyshonte se viktima i kishte marrë pelën, pavarësisht të insistimin nga ana e këtij të fundit se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Debati ka agravuar, ku Koleta e ka qëlluar me shkop në këmbë  dhe në tentativë për t’u larguar, Xhavara është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në një shtyllë druri, duke marrë dëme të shumta në kokë.

“Nuk kam dashur ta vras, por veç ta tremb për atë që unë dyshoj se kishte marrë pelën time. E kam qëllua nga këmbët me një shkop disa herë ne ecje dhe më pas ai u rrëzua tek një shtyllë druri pranë një gardhi ku është dëmtuar në kokë. Hemoragjia ka qenë shumë e madhe dhe e pashë teksa po i dilte shumë gjak. I gjendur në këto kushte jam larguar nën panik nga ajo që bëra dhe nuk dija ku më çonin këmbët. Nuk e kam qëlluar për ta vrarë, por vetëm për ta trembur. Meritoj të dënohem dhe vitet e mia të mbetura t’i kaloj në burg, e meritoj për këtë krim që kam bërë”, mësohet të ketë thënë Koleta.

Fillimisht ngjarja u raportua se kishte ndodhur për vijën e ujit!  Autori pritet të dalë në gjyq ditën e nesërme për të mësuar masën e sigurisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat