Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, duke theksuar se vitin e ardhshëm aty do të ulet “Migjeni”
“MIRËMËNGJES
me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim “Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”, shkruan Rama.







