TË FUNDIT

Shpërthen keq Gazetari Hoxha: Nëse kjo do ndodhte në Greqi, do i kishin vënë flakën studios…

Gazetari Artan Hoxha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me daljen e Vangjel Dules në emisionin e djeshëm “Zonë e Lirë’ duke theksuar se një situatë e tillë, ku një shqiptar të dalë në emisionet greke dhe të shajë shtetin atje as që nuk mund të mendohet.

”Si emigrant, per disa vite ne Greqi, ne fillimin e viteve ‘90-te, e kam provuar mbi kurriz, çfare do te thote, te te shkelin lirite dhe te drejtat me minimale njerezore, policia dhe ushtria greke. Se si, na kerkonin me insistim, qe ne kembim te nje pune per te mbajtur frymen gjalle, te nderronim emrin, mundesisht dhe besimin fetar.

Por edhe pse isha nje adoleshent, qe kisha kaluar kufirin duke marrshuar per dite te tera me kembe, maleve te Greqise, nuk i kam harruar kurre greket, qe me strehuan dhe me moren ne pune. Ende vazhdoj te ruaj miqesine, me ustain tim, Vasilin, gruan e tij, Nikoleta, femijet e tyre, dhe i vizitoj e interesohem per ta, sa here me jepet mundesia”, shkruan mes të tjerave Hoxha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat