TË FUNDIT

2 vëllezërit abuzuan se*sualisht me 20-vjeçaren, Policia jep njoftimin urgjent, ja ç’ndodhi…

Policia e Kukësit ka vënë në pranga 2 persona të cilët dyshohen se kanë abuzuar me një 20-vjeçare nga Kosova e cila ishte me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale ose homos*ksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat