TË FUNDIT

OSHEE jep njoftimin, ja cilat zona në Tiranë do mbeten pa drita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se disa zona në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike për disa orë.

OSHEE njofton se kufizimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të remontit të planifikuar në disa fidera në Selitë.

Sipas OSHEE-s, në datën 23 qershor, gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sandër Prosi”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat