Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka dhënë këshilla ndaj qytetarëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
“Virusi përhapet shumë lehtë, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit! Por po kaq lehtë mund të ndalet, nëse zbatohen në përditshmëri këto rregulla të thjeshta
#Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim #COVID19
‼️#RespektoniRregullat
#RuaniShëndetin”, shkruan Manastirliu.

