TË FUNDIT

“Lamtumirë Alket”. Gazetari i njohur jep lajmin tronditës: Ditë zie për ne sot…

Gazetari i mirënjohur Mentor Kikia ka dhënë sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kolegut të tij, kameramanit Alket Metko.

Statusi i plotë:

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë!

Sot për ne në Klan Plus është një dite zie.

Një koleg i mirë, fjalëpak dhe punëtor i palodhur, iku prej nesh. Iku pikërisht në atë moshë kur duhej të jetonte për veten, fëmijët dhe familjen e tij. Kameramani Alket Metko e humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundi në pak muaj. Në të tilla raste s’ka as fjalë për ngushëllime, por ne, kolegët e tij, bashkojmë dhumbjen tonë me atë të familjes së tij.

Lamtumirë Alket!

P.s: Në foto, Alketi gjatë filmimit në një protetse, ku edhe është goditur

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat