TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, një person dërgohet me shpejtësi në Spital, mësohet se…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Vlorën. Mësohet se në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës një makinë ka përplasur rëndë një kalimtare e cila është dërguar me shpejtësi në spital.

Një makinë tip BMV me targa AA 469 SV ka përplasur një kalimtar, i cili duket se kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë i plagosuri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat