Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj e sheh të pakuptimtë mbajtjen e dorashkave nga ana e kamarierëve në locale, duke theksuar se janë burim infeksioni. Sipas Bratajt, maskat në ambientet e mbyllura duhet të jenë të detyrueshme.
“Maska në ambiente të mbyllura është e detyrueshme. Është diskutuar disa herë janë përgatitur protokollet për këtë. Maskat në ambientet e brendshme të bizneseve janë të detyruara. Nuk ka sens që në një bar një kamarier të mbajë dorashka është burim infeksioni. Është më higjienike të lahen duart herë pas here sesa të mbaheshin doreza”, tha Brataj.

