fbpx

Pastori Pano trondit me deklaratën: Në Shqipëri ka grupe satanike, njerëzit që futeshin me çanta në shtëpinë Josifi….

pano.jpg

Pastori Akil Pano ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Open”, ku  është ndalur te çështja që tronditi opinionin publik, ku nënë e bijë u vetëflijuan dhe u gjetën të vdekura në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë, ndërsa vajza tjetër e familjes u gjet në gjendje të rëndë.

Pano ka deklaruar hapur se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktikojnë satanizmin dhe ekzorcizmin. Pano tha se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi nuk dukeshin normalë.

Akil Pano shtoi më tej se gratë e familjes Josifi mund të jenë bërë edhe pjesë e një eksperimenti njerëzor, për të parë se sa mund të përballonin.

“Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale,”– tregon Pano.

Pastori i njohur Akil Pano tha se lyerja e trupit me uthull e një të vdekuri nuk është praktikë e krishtërimit.

“Në biblën që lexoj unë nuk ekziston si praktikë lyerja e trupit me uthull. Nuk është praktikë e krishtërimit. Në religjon thuhet se jeta është dhuratë e zotit dhe se vetëvrssja është mëkat, kjo pasi nuk mundet të rrëfehet. Kur flitet për ringjalljen në Bibël, flitet për ringjalljen e shpirtit. Vajza do të përballet sërish me Prokurorinë, Blerta nuk tregon disa të dhëna për të cilat dyshohet se ajo….

Në deklaratat e motrës nuk thuhet se cilin religjon kanë ndjekur 5 vitet e fundit. Ajo ka thënë që më herët kanë ndjekur Kishën Ungjillore në Përmet dhe pastaj ka ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Në deklaratë Blerta tregon se vitet e fundit ritet i bënin në shtëpi dhe besonin tek ringjallja. Pra ka një paqartësi cili religjon kanë ndjekur. Blerta thotë që ‘ishim të angazhuara për të shkuar në rrugën e Zotit”- tha Pano.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303