TË FUNDIT

“Profesioniste langaraqe”. Petrit Vasili shpërthen ndaj Najada Çobos: Turp që mbyllën gojën….

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka shpërthyer keq ndaj shefes së Infektivit, Najada Çobo, duke e quajtur si ‘profesioniste langaraqe’, që sipas tij, po fajëson popullin për pandeminë.

 “Profesioniste lengaraqe! Turp për profesionistet langaraqe, qe fajësojnë popullin për pandeminë.

Turp për profesionistet lëngaraqe që s’jua mban ti thonë te vërtetën ne sy kryeministrit qe dhunoi gjithçka dhe çdo rregull te pandemisë.

Turp për profesionistet lëngaraqe qe mbyllen gojën kur Kryeministri me mijëra police dhunoi çdo rregull dhe shembi teatrin. Lexojini ç’ka thënë kryeministri mor lengaraqe dhe trimërohuni një sekonde te vetme ne emër te profesionit dhe humanizmit ndaj njerëzve dhe tregojini vendin sharlatanit

Lexojini pra dhe skuquni… : Rama ne 2 maj deklaronte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja cfare thoshte po ky Rama ne 2 qershor: ”doni, nuk doni ju, që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.

Me 17 mars Rama refuzonte te bënte testime ja cfare thoshte: “Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin.”- shkruan Vasili.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat