TË FUNDIT

“Një minutë para kësaj mesnate Silva Bino më çoi lajm”. Ç’po thotë Gazetari?

Gazetari Ilir Kadia me anë të një statusi në rrjetin social Facrbook ka bërë me dije se ai së bashku me gruan e tij i janë nënshtruar testit për Covid 19, dhe të dy kanë rezultuar negativë.

Lajmin ua ka dhënë doktoresha Silva Bino, për të cilën Kadia përzgjedh fjalët më të veçanta për ta falënderuar për punën e përditshme që bën.

Postimi i Kadias:

Silva Bino, e pagjumë! Një minutë para kësaj mesnate Silva Bino më çoi lajm:Tamponët dolën negativ! Me gruan brenda vetes u hodhëm përpjetë! E falënderuam Doktoreshën dhe mikeshën tonë dhe i thamë me shpirt:Të kemi xhan! Se ashtu e kemi ka vite! Dhe s’jemi xheloz që s’e kemi vetëm ne! Se kush pati një hall shëndeti dhe Silva nuk ju gjend pranë! I njohur dhe i panjohur qoftë hallexhiu!

Ne numëronim sekondat këtë mbrëmje derisa të dilte përgjigja! Minutat mezi shtyheshin! Gjumi na rëndonte qepallat! Shih atëherë kur ishim gati të shtriheshim të rraskapitur Silva Bino sjell kumtin e gëzuar!

E as t’a falënderojmë s’na jep kohë!Se kur ne po i dorëzohemi gjumit ajo vazhdon punën! Në këtë situatë të rëndë të pandemisë nuk ka punë më të vështirë se të drejtosh Institutin e Shëndetit Publik! Sytë e Shqipërisë janë nga ai institucion i mjekësisë tonë që prej Drejtoreshë Silvës me shoqe,prej pagjumësisë së tyre lehtëson dhimbjet e njerëzve tanë! Faleminderit Silva Bino me shoqe shumë! U paçim!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat