Vijojnë të rriten rastet me COVID-19 në radhët e policisë së Elbasanit. Bëhet me dije se gjatë 24-orëve të fundit shefi i Policimit në Komunitet ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Më herët janë infektuar edhe shefi i qarkullimit rrugor dhe dy punonjës policie.
Si pasojë e infektimit të punonjësve të policisë, është vetëkarantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut.
Drejtori i policisë Elbasan rezultoi negativ në testin e parë, por sërish po qëndron në karantinë.

