Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Belsh ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Mësohet se në aksident u përfshinë një makinë tip “Skoda” që po udhëtonte nga Kuçova për në Elbasan si edhe një makinë tip “Volkswagen” që udhëtonte nga Elbasani për në Belsh.
Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të njërës prej makinave.
Për fat të mirë, të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Elbasanit.

