Policia e Shtetit me anë të një njoftimi ka bërë me dije se povijojnë intensivisht kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.
“Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjegjshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar. Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi, por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës.
Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.
Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore.
Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor” përfundon njoftimi i policisë.

